
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit.
“Mbrëmje fantastike me të rinj të qytetit tonë, energjia e të cilëve ishte e jashtëzakonshme. Shumë ide të mira dhe shumë pyetje të drejtpërdrejta mora prej tyre. Kjo është saktësisht ajo që na duhet për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, që ta forcojmë bashkimin tonë për Mitrovicën”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Mbrëmje fantastike me të rinj të qytetit tonë, energjia e të cilëve ishte e jashtëzakonshme. Shumë ide të mira dhe shumë pyetje të drejtpërdrejta mora prej tyre. Kjo është saktësisht ajo që na duhet për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, që ta forcojmë bashkimin tonë për Mitrovicën.
Ju inkurajoj të më shkruani edhe privatisht për çdo ide tuajën, e cila do të dëshironit të bëhej pjesë e programit tim.
E duam Mitrovicën, me punë e zemër!