
Ish ambasadori i Kosovës, Avni Arifi në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar takimin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Ai ka thënë se shteti i Gjermanisë dhe ai i Francës janë të interesuar ta kenë partnere Serbinë, raporton Gazeta10.
“Franca është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe është e interesuar që të jetë partneri i parë i Serbisë dhe jo Rusia, dhe në mënyrë strategjike mundihet ta tërhek Serbinë nga Rusia, po ashtu edhe Gjermania ka një interes ndaj Serbisë dhe interesu i madh i shteteve të Evropës për Serbinë është edhe përshkak të litiumit që është një mineral shumë i rëndësishëm”, tha ai në Kanal10./Gazeta10