Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi: Ndërhyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë është shkelje e sovranitetit – përgjegjësia bie mbi KFOR-in

Gazeta10
03 Nëntor 2025 - 19:05

Eksperti i sigurisë, Avni Arifi, ka reaguar pas raportimeve se njësitë e xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, duke plagosur dhe rrëmbyer një shtetas të Kosovës me nacionalitet serb.

“Sa i përket veprimeve të Serbisë, asgjë nuk është e jashtëzakonshme, ngase nuk është hera e parë që ata kanë ndërhyrë në territorin e Kosovës. Nuk është hera e parë madje që kanë kidnapuar pjesëtarë të komuniteteve,” ka deklaruar Arifi.

Ai theksoi se, sipas burimeve të hapura, dihet vendndodhja e incidentit, përfshirë edhe hartat dhe fshatin ku personi është plagosur e rrëmbyer.

“Kjo përgjegjësi bie drejtpërdrejt mbi KFOR-in, i cili sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit ka mandat të plotë për ruajtjen e sovranitetit territorial. Besoj se ata duhet të sqarojnë se si është e mundur që brenda territorit të Kosovës të depërtojnë njësi elite të xhandarmërisë serbe, të cilat me rafale automatike plagosën rëndë një person dhe e dërguan në Serbi. Kjo është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të vendit,” ka shtuar Arifi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.