Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arifi: Plani franko-gjerman, thikë pas shpine për shqiptarët e Preshevës

Gazeta10
05 March 2023 - 9:02

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi e konsideron planin franko-gjerman për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një thike pas shpine për shqiptarët në Luginë.

Arifi u shpreh se në këtë plan, nuk janë përmendur shqiptarët e Luginës.

Sipas Arifit, kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin.

“Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman, është cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb. Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizanti të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar”, theksoi ai për Euronews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.