
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Armend Zemaj, ka komentuar në emisionin “Gazeta” rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, një zhvillim që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Zemaj tha se pakënaqësitë dhe ndasitë e së kaluarës tashmë janë tejkaluar, ndërsa sipas tij, kjo po reflektohet edhe në mbështetjen për partinë.
“Hidhërimi dhe hatërmbetjet janë tejkaluar aq shpejt sa që i kemi parë edhe me masivizim të pjesëmarrjes së njerëzve dhe mbi të gjitha me mbështetje të sinqertë për fitoren e Lidhjes Demokratike”, tha Zemaj.
Ai vlerësoi se zhvillimet e fundit brenda LDK-së kanë ndikuar në rritjen e mobilizimit dhe afrimin e elektoratit rreth objektivave të partisë.