Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Aro Muric ka fut femra në hotel’ – Gashi: Kjo është hera e parë që merret vendim ndaj tij

Gazeta10
09 Shtator 2024 - 21:23

Vendimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për përjashtim të Aro Muriçit, Edon Zhegrovës dhe Florent Muslijës nën arsyetim se shkelën rregulloren e saj shkaktuan reagime të shumta, raporton Gazeta10.

Gazetari i sportit, Lorik Gashi dha më shumë detaje në emisionin Politiko.

“Përjashtim ka ndodhur para se të publikohej fotografia, lajmi është dhënë dje gjatë mëngjesit kur FFK-ja e dha si lajm, këta janë përjashtuar vetëm për një grumbullim mirëpo çdo vendim i Federates besoj se do të respektohej nga këta futbollistë. Kjo nuk është hera e parë, ka fut femra në hotel, ka pas video e fotografi që janë publikuar viteve të kaluara, mirëpo kësi vendimesh ska pasur herave të kaluara, kjo është hera e parë”, deklaroi Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.