Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestimi i gruas që mashtroi për vizat e punës – detaje nga Policia si ka ndodhur rasti

Gazeta10
30 Korrik 2024 - 12:41

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin e një gruaje në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe se kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Gjithnjë sipas policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 2023 dhe 2024 në rrugën “Azem Jashanica”, në Prishtinë.

Madje të dyshuarës, i janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse si dhe gjësende tjera.

Sipas policisë, e dyshuara A.B. femër 35 vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune.

E lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar:

-disa pasaporta

-2 telefona

  • shtëpizë kompjuteri

-një shumë të parave etj.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thuhet në njoftim.

Madje policia ka bërë apel nga qytetarët të cilët kanë mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar drejt hetimit përfundimtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.