
Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me kindapimin e tre zyrtarëve policorë, raporton Gazeta10.
Sipas tij Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kryer kindapimin duke shkelur çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.
“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj”./Gazeta10