
Janë konfiskuar mbi 800 gramë heroinë janë, ndërsa dy persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Shpenadi të Prizrenit, raporton Gazeta10.
Aksioni ishte zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit për Narkotik, i koduar si “Fermeri”, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
” Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë”, njofton policia./Gazeta10.