
Janë arrestuar dy shteta turk pasiqë të njejtit sipas Policisë dyshohen se kanë prezantuar pasaporta të falsifikuara.
Sipas policisë dokumentet e dy të dyshuarve janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase turke, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Gazeta10/