Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy turq pasi tetuan të shkojnë nga Kosova në Bruksel me dokumente të falsifikuara

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 9:29

Dy persona janë arrestuar në Aeroportin e Prishjtinës, shtetas të Turqisë të cilët me dokumente të Greqisë të dyshuara për falsifikim kanë tentuar të udhëtonin për në Bruksel, sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari 26.08.2022 – 17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë të cilët me dokumente të Greqisë të dyshuara për falsifikim kanë tentuar të udhëtonin nga aeroporti i Prishtinës për në Bruksel. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.