
Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në fshatin Lupç të Podujevës, nën dyshim për vjedhje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku të dyshuarit kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivative nga ekstravatorët që po kryenin punimet në atë zonë.
“Rasi ka ndodhë në magjistralen Prishtinë -Podujevë, ku personat e dyshuar nga eskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë), kanë arrit të marrin sasi të ndryshme të derivative”, thuhet në njoftim.
Sipas Ahmetit tre personat e dyshuar janë të moshës së mitur.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepren penale “Vjedhje”, thuhet në raportin e policisë./ Gazeta10