Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen kontrabanduesit e mallrave në Zveçan, të kërkohej edhe nga INTERPOL-i

Gazeta10
29 November 2023 - 9:23

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Zhetkovc të Zveçanit një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

Në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:45..

Po ashtu në raport bëhet e ditur se pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga INTERPOL-i.

“Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.