Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë, sekuestrohen kokainë dhe marihuanë

Gazeta10
07 November 2026 - 14:32

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, pas kontrolleve në dy vetura dhe një banesë që shfrytëzoheshin nga të dyshuarit.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë dhe 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe tre telefona celularë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.