Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen shtatë të mitur në Podujevë, dyshohen për vjedhje në markete

Gazeta10
17 October 2023 - 13:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën mbrëma ka arrestuar shtatë persona në Podujevë, të cilët dyshohen për vjedhje, ndërsa një person për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Të dyshuarit, të cilët janë të mitur kanë kryer vjedhje në periudha të ndryshme kohore në markete, duke vepruar si grup.

Ndërsa, personit të dyshuar A.R, mashkull 23 vjeç, i janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.

“Ndaj tij është iniciuar rast për Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale. Në koordinim me prokurorin e shtetit hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme policore para se rastet të procedohen më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.