Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet edhe një këshilltar në qeverinë Kurti, ishte drejtor në Mitrovicë

Gazeta10
14 July 2023 - 11:15

Gjatë ditës së sotme “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

E pas tij, portali lokal i Mitrovicës, “Jepi Zë”, ka raportuar se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj.

Muzliukaj ishte drejtor në Komunën e Mitrovicës gjatë mandatit të Agim Bahtirit, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit.

Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit.

Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.