Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetëdorëzohet në polici Edon Bujupi i cili dyshohet se vrau vjehrrin e tij në Prishtinë

Gazeta10
01 December 2023 - 13:01

Policia e Kosovës sot ka vënë në pranga Edon Bujupin, i cili dyshohet se vrau vjehrrin e tij, Ali Kosova në Prishtinë.

Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se Bujupi është vetëdorëzuar dhe tanimë ndodhet në stacionin policor, ku edhe do të vendoset për procedurat e mëtejshme.

Bujupi dyshohet se në mbrëmbjen e 29 nëntorit ka therur me thikë babanë e gruas, 52 vjeçar në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Pas kryerjes së aktit ai është ikur nga vendi i ngjarjes dhe nga ajo kohë ka qëndruar në arrati. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.