
Një i dyshuar u arrestua nën dyshimin se u prezantua rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe kanosi me armë një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren dhe u iniciua si “Kanosje” dhe “Prezantim i rremë”.
Bëhet e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën një armë e 28 fishekë, të cilat i kishte me leje.
“Prizren 27.10.2026 – 23:50. Ankuesi viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi, gjithashtu ka deklaruar se i dyshuari është prezantuar si zyrtar i AKI-së. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me dy karikatorë dhe 28 copë fishekë për të cilat i dyshuari kishte leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.