Sport

Arrestohet ish-Presidenti i klubit të Serie A

Gazeta10
07 Maj 2024 - 16:04

Ish-Presidenti i Genoa-s dhe Livorno-s, Aldo Spinelli është arrestuar pasi akuzohet për lidhjet e dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanëve.

Aldo Spinelli u arrestua mëngjesin e sotëm, e martë 7 maj, së bashku me guvernatorin e Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, si pjesë e hetimit të kryer nga prokuroria e Genovas për lidhje të dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanët. Ndaj Spinelli- dhe Toti-t u caktua masa e arrestit në shtëpi.

Arrestimet janë rezultat i një hetimi nga prokuroria e Genovas për lidhjet e dyshuara korruptive midis sipërmarrësve dhe politikanëve, me vëmendje të veçantë për sistemin e koncesionit të portit, duke përfshirë rinovimin e koncesionit në Terminalin Bulk në Spinelli.

Ndërkohë mes emrave të përfshirë në hetim është edhe ai i Roberto Spinelli-t, djalit të Aldo-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.