Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në aeroport 36 vjeçari për vjedhje të dërrasave të punës, vlera rreth 750 euro

Gazeta10
10 Shtator 2025 - 23:47

Policia e ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet F.A. për përfshirje në një rast të vjedhjes të raportuar më 23 korrik të këtij viti, në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se 36 vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër me inicialet M.B., i arrestuar më 19 gusht, kishin vjedhur dërrasa pune në një punishte në vlerë të rreth 750 eurove.

“I dyshuari është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, pasi figuronte në sistemin policor si person i kërkuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, tha Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.