Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në Vërmicë shtetasi shqiptar, kapet me mbi 2 kilogramë marihuanë

Gazeta10
09 September 2026 - 10:39

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë është gjetur një sasi prej rreth 2.162 kilogramë marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 8 shtator, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti”, ku njësitë policore të Stacionit Policor Kufitar në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, kanë përzgjedhur automjete dhe persona për kontroll të vijës së dytë.

Në mesin e automjeteve të ndaluara për kontroll ka qenë edhe një autobus që po hynte në Kosovë nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve personale të udhëtarëve, në çantën e krahut të të dyshuarit është gjetur një qese me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 2.162 kilogramë.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë administruar provat materiale. Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka iniciuar rast për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.