
Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar, i dyshuar për dhunimin e një vazje 16-vjeçare, në një nga motelet e Fushë-Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës.
Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Kujtim Munishi, ka deklaruar se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 21 vjeçarit.
“Po është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit. Hetimet janë duke vazhduar dhe ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”,tha Munishi.
Ndryshe 16-vjeçarja theksohet se ishte raportuar e zhdukur për një javë./Gazeta10