Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet një 27 vjeçar, i dyshuar për dhunim në një fshat të Vitisë

Gazeta10
25 November 2022 - 10:26

Policia e Kosovës ka arretuar një 27 vjeçar me inicialet XH.Z, i dyshuar për dhunimin e të miturës në Viti.

Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit pas intervistimit është dërguar për mbajtje.

“Me 24.11.2022, zyrtarët policor të njësitit të hetimeve të përgjithshme, kanë arrestuar një person të dyshuar për dhunim të ndodhur në një fshat të Vitisë, vepra e cila  është  raportuar me datën 23.11.2022. Personi i arrestuar: -Xh. Z mashkull, 27 vjeç, i dyshuar për dhunim, me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë për Gazetën10, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.