Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë në Fushë Kosovë

Gazeta10
02 August 2026 - 10:15

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Tereza”, ku viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur.

Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, po ashtu mashkull kosovar.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 31.07.2026 – 23:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Pas hetimeve lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.