Gazeta10

Arrestohet një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë në Ferizaj, dyshohet edhe për raste tjera

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar mbrëmë një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, ndërsa dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:55, në rrugën “Gjon Serreqi”.

“Me datën 25.05.2024 rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë, se në rrugën “Gjon Serreqi ” në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ” Gjon Serreqi” dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ai dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj

“Rreth orës 09:00 në stacionin e policisë në Ferizaj nga disa qytetarë janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste, të cilat kanë ndodhur gjatë natës në rrugët “Enver Topalli”, ” 12 Qershori” dhe ” Gjon Serreqi” dhe të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D. Hetuesit dhe krimteknikët e stacionit të policisë dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nën autorizim të prokurorit kanë dalë për të ekzaminuar vendet e ngjarjeve dhe janë duke bashkëpunuar dhe duke i verifikuar të dhënat tjera, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë edhe në disa raste tjera të vjedhjeve të rënda në Ferizaj. I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet njoftim.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur