
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Klinë është arrestuar një person, si dhe, është sekuestruar një armë zjarri.
Nga policia shtohet edhe se, rasti ka ndodhur me datë 22 tetor 2026, rreth orës 09:10, në Stacionin Policor në Klinë është raportuar një rast kanosje ku të përfshirë kanë qenë dy të mitur, ku deri të ngjarja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre. Policia shton se, gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast është pranuar informatë për një rast tjetër mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve.
Njoftimi:
Arrestohet njё person dhe sekuestrohet një armë zjarri nё Klinё
Pejё, 22 tetor 2026
Me datë 22 tetor 2026, rreth orës 09:10, në Stacionin Policor në Klinë është raportuar një rast kanosje ku të përfshirë kanë qenë dy të mitur. Deri të ngjarja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre. Gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast është pranuar informatë për një rast tjetër mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve.
Zyrtarët policor përgjegjës menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme, kanë identifikuar personin e dyshuar, i njëjti ёshtё arrestuar ndërsa tek i njëjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) armё AK47
Njё (1) karikator i sё njëjtës armё.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt.