Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person në Pejë, u kap gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje

Gazeta10
27 June 2025 - 9:06

Një person është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje në Pejë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i njëjti ishte i kërkuar edhe më herët për veprën penale “grabitje”.

“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, ka thënë Nikçi.

Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.