
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një person mashkull kosovar në Gjakovë pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjares së tij kosovare si dhe kishte poseduar armë pa leje, raporton Gazeta10.
Drejtoria Rajonale në Gjakovë ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles, pasi kryerjes së një bastisjeje në shtëpinë e të arrestuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare…Lidhur me rastin poashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles.”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit viktima ka marrur trajtim mjeksor të menjëhershëm si dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 21.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin poashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.