Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet personi i dyshuar për grabitje në Prishtinë, Gazeta10 ka raportuar në gusht për këtë rast (VIDEO)

Gazeta10
20 October 2022 - 21:37

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për grabitje armësh, rast për të cilin Gazeta10 ka raportuar dhe siguruar pamjet ekskluzive në muajin gusht, raporton Gazeta10.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazeta10 se arrestimi ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani”.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 17:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë të arrestohet personi i dyshuar për grabitje. Aktualisht hetuesit policorë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës dje kishte lëshuar një kërkesë për bashkëpunim në identifikimin e personit në fjalë.

Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në një grabitje që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Në videon ekskluzive të siguruar nga Gazeta 10 brenda hetuesisë, në një dyqan për shitjen e armëve, një burrë rreth 50 vjeçar, ka arritur që me sprej për sy të grabisë dhe largohet me vrap duke vjedhur një pistoletë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.