
Një person është arrestuar në Kosovë, në Fushë Kosovë, nën dyshimet se i njejti , gjatë orarit të punës e kishte larguar një zarf me fotografi të rëndësishme nga zyra e postës, raporton Gazeta10.
“Në konsultim me prokurorin përveç të dyshuarit është intervistuar edhe mbikëqyrësi i tij në cilësinë e dëshmitarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (postier), nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme, gjatë orarit të punës e kishte larguar një zarf me fotografi të rëndësishme nga zyra e postës. Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari ka kryer veprën e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin përveç të dyshuarit është intervistuar edhe mbikëqyrësi i tij në cilësinë e dëshmitarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”.