Nico Williams gjatë gjithë afatit kalimtar të verës ishte i lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona.
Në fund, sulmuesi spanjoll vendosi që të qëndrojë te Athletic Bilbao për të paktën edhe një edicion.
Barcelona raportohet te jetë ende e interesuar për transferimin e Williams, por do të rivalizohet kësaj radhe edhe nga skuadra të tjera.
Siç raportojnë mediat angleze, Arsenali po e konsideron seriozisht mundësinë për transferimin e anësorit spanjoll gjatë verës së ardhshme.
Williams ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2027 dhe klauzola e largimit të tij është rreth 60 milionë euro.
Kjo shumë nuk paraqet ndonjë problem për këto dy skuadra, por mbetet të shihet se cila do të jetë preferenca e sulmuesit 22-vjeçar.
Sulmuesi anësor në shtatë ndeshje këtë edicion në kampionatin spanjoll ka shënuar një gol.
Williams ishte njëri nga lojtarët kyç të Spanjës në “EURO 2024”, ku u shpallën kampionë të Evropës.