Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arsimtarja e parë nga komunitetet, nis punën në një shkollë të Fushë Kosovës

Gazeta10
03 October 2022 - 14:00

Emel Qehaja-Elshani, u bë arsimtarja e parë nga komunitetet rom ,ashkali dhe egjipitian që do të japë mësim në shkollën ‘Selman Riza” në komunën e Fushë Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune, teksa ka njoftuar se Qehaja-Elshani do të ligjëroj lëndën e teknologjisë dhe informacionit, shkruan Gazeta10.

“Drejtori Shahini uroi znj.Qehaja Elshani për vendin e punës si arsimtare e Teknologjisë dhe Informacionit në shkollën Selman Riza, dhe së bashku përçuan mesazhin e rëndësisë së shkollimit për të gjithë fëmijët e këtyre komuniteteve në përgjithësi, e vajzave në veçanti”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

*Arsimtarja e parë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian fillon punën në Fushë Kosovë*

Fillimi i vitit të ri shkollorë nuk kishte si të ishte më i mirë. Sot, shoqëruar nga drejtori i DKA-së z.Samir Shahini, ka filluar punën mësimdhënësja e parë nga komunitetet rom, ashkali, dhe egjiptian në Fushë Kosovë, znj.Emel Qehaja Elshani.

Drejtori Shahini uroi znj.Qehaja Elshani për vendin e punës si arsimtare e Teknologjisë dhe Informacionit në shkollën Selman Riza, dhe së bashku përçuan mesazhin e rëndësisë së shkollimit për të gjithë fëmijët e këtyre komuniteteve në përgjithësi, e vajzave në veçanti.

Të gjithë të rinjtë e rejat e këtyre komuniteteve në Fushë Kosovë tani më kanë edhe një model për t’a ndjekur në rrugëtimin e tyre që të edukojnë dhe arsimojne gjeneratat e reja, ndërsa në anën tjetër komuna e Fushë Kosovës dëshmon edhe njëherë përkrahjen për gjithëpërfshirjen e këtyre grupeve në shoqëri dhe institucione.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.