
Në emisionin “Kampionët” këtë të diel të ftuar janë: Avni Haxhiu, Valon Zymberi, Lulzim Abazi, Faruk Statovci, Artan Osmani.
Gjatë diskutimit për moslicencimin e FFK-së, Artan Osmani ka treguar se FFK-ja u ka premtuar klubeve se do t’I kompenzojë paratë e humbura nga moslicencimi.
“Federata e Futbollit të Kosovës na ka premtuar se do të na komepnzojë një pjesë të parave të humbura nga procesi I moslicencimit të FFK-së”, tha Osmani.
Tutje, ai theksoi se klubet duhet të formojnë shoqatën e klubeve me organet e veta, pasi klubet për momentin janë të shpartalluara.