Gazeta10

As përvjetori i çlirimit nuk i “pajton”: Zyra e Kurtit s’jep njoftim për takim mes dy kryeministrave

Në kuadër të çlirimit të Kosovës 25 vjet më parë, krerët e shtetit të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani do të presin në vizitë kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

E kryeministri i Kosovës do të ketë takim me ish-kryeministrit britanik Blair duke filluar nga ora 10:45, megjithatë, një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën nuk është paraparë në agjendë.

Në agjendën e tij të ngjeshur nuk përmendet askund emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama, që jep sinjale se as kjo ditë e veçantë siç është përvjetori i 25-të i çlirimit të Kosovës, nuk ka “rregulluar” raportet mes Kurtit e Ramës.

 NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 10.6.2024

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘’Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’’ -VENDI: AShAK -KOHA: 09:00
  2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair. – VENDI: Kuvendi i Kosovës – KOHA: 10:00
  3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. – VENDI: Ndërtesa e Qeverisë – KOHA: 10:45
  4. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. – VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit- KOHA: 16:00

Para pak ditësh kryeministgri i kosovës Albin Kurti ka theksuar se krisja kryesore me Ramën ka ndodhur për shkak të qëndrimeve ndaj Serbisë dhe Ballkanit të Hapur.

“E kemi atë dallimin për çështjen e Ballkanit të Hapur, e qëndrimit karshi Beogradit e me radhë por në kuptimin e afrimit, integrimit Kosovë-Shqipëri unë besoj se janë dramatizuar si karikaturë dallimet, ndërkohë që gjërat pozitive janë heshtur disi”.

Edhe pse nuk janë kursyer aspak në gjuhën me të cilën i janë referuar njëri-tjetrit dhe margjinat e komunikimit bilateral s’kanë qenë fort pozitive, Kurti vlerëson faktin se bashkëpunimi mes ministrave të dy vendeve ka qenë më i miri se çdo qeveri e mëparshme.

“Në kuptimin e punëve të kryera, rezultateve të arritura mendoj se jemi më mirë se të gjitha qeveritë e mëhershme. Edhe ndonjëherë kur është dukur që ne si dy kryeministra nuk i kemi marrëdhëniet e shkëlqyeshme kjo nuk ka vlejtur asnjëherë për ministrat”, tha Kurti në A2 CNN.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë