
Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Amir Simnica teksa ka bërë të ditur se qytetarët e Prishtinës do të paguajnë dyfishin e çmimit për tatimin në pronë, por që vlerësimin e pronës e bën Ministria e Financave dhe Transfereve.
Simnica në Info10 në Kanal10 tha se norma tatimore e Komunës së Prishtinës varion nga 0.15% deri në 1%, shkruan Gazeta10.
“Qytetarët e Prishtinës janë të shqetësuar ditëve të fundit, kur i kanë parë faturat e ardhura me një çmim astronomik me një çmim të dyfishuar të tatimit në pronë. Qytetarët për këtë e kanë sulmuar Komunën e Prishtinës. Norma tatimore e komunës, varion prej 0.15% në 1%, Komuna e Prishtinës nuk ka bërë asnjë llojë lëvizje, por ka shkuar me minimumin. Por, vlerësimi i pronës e bën Ministria e Financave, ata e kanë dyfishu vlerën e pronës, që i bie qytetarët e Prishtinës, do të paguajnë dyfishë tatimin e pronës”, tha Simnica në Info10./Gazeta10