
Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10
Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë shkarkuar 20 aksionarë të ndërmarrjeve publike të kryeqytetit, pa pjesëmarrjen e pozitës. Ata kanë emëruar anëtaret e rinj, ku në mesin e tyre është edhe asistenti i kryeministrit, Albin Kurti.
Katër partitë opozitare në kryeqytet, Vetëvendosje, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, janë bërë bashkë për shkarkimin e 20 aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale.
Derisa, në vend të tyre kanë emëruar aksionarët e rinj, që vijnë nga këto parti.
Me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, janë miratuar të gjithë emrat e propozuar nga Vetëvendosja.
Në mesin e tyre është edhe asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, si dhe shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla.
Beqiri ka shkuar në Ndërmarrjen Publike Banesore, kurse Sveçla në Trafikun Urban.
Derisa, edhe emrat e tjerë të emëruar në ndërmarrjet komunale disa prej tyre janë të partive tjera politike, përfshirë AAK, Nisma dhe AKR.
Ndërkohë, kryesuesi i kuvendin komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, teksa ka lexuar emrat e aksionarëve të rinj, ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja, duke thënë se nga tani, nuk do t’i takojë asnjë partie politike.
Aksionarët e shkarkuar të enjten, ishin emëruar nga pushteti aktual me 18 mars të vitit 2022. /Gazeta10