Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Askush nuk e “prishë” tymin” e duhanit në Kosovë

Gazeta10
26 February 2023 - 19:58

Raporti: Arbenita Ilazi / Kanal10

Edhe 10 vjet pas miratimit të Ligjit për Duhanin, duhanpirja është rikthyer kudo në hapësirat publike. Së fundmi, Komisioni për Shëndetësi ka formuar grupin punues për zbatimin e ligjit. Anëtarët e këtij komisioni presin rezultate pozitive. Ndërkaq, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se moszbatimi i këtij ligji nuk po ndodhë vetëm në lokalet e gastronomisë, por edhe në gjitha institucionet tjera. Edhe nga shoqëria civile kanë thënë se ligjin nuk janë duke e zbatuar as ata që e kanë miratuar.

Kjo shenjë, është e vendosur në hapësirat e pothuajse secilit lokal.

Por, ani se e njëjta ndalon pirjen e duhanit, një gjë e tillë qytetarëve nuk u intereson.

Ligji për Kontrollin e Duhanit  ka një dekadë që është miratuar në Kuvendin e Kosovës, por së fundmi ai nuk gjen fare zbatim.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se moszbatimi i këtij ligji nuk po ndodhë vetëm në lokalet e gastronomisë, por edhe në gjitha institucionet tjera.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaqi, ka thënë se ka shumë faktor që po ndikojnë në mos zbatimin e Ligjit të Duhanit.

Lidhur me moszbatimin e Ligjit të Duhanit, tashmë është bërë edhe një hulumtim nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim.

Sipas kësaj qendre, rreth 87 % e qytetarëve që frekuentojnë kafenetë i ekspozohen tymit të duhanit

Drejtori i kësaj organizate, Shkumbin Spahija ka thënë se vet ata të cilët e kanë miratuar ligjin nuk janë duke e zbatuar, përfshirë deputetët dhe zyrtarët qeveritarë.

E për këtë,  Komisioni për Shëndetësi ka formuar grupin punues për monitorimin e këtij ligji, në krye me deputetin e partisë Guxo, Haxhi Avdyli.

Avdyli ka thënë se ky komision është formuar me qëllim që ky ligj të fillojë të zbatohet dhe të merret seriozisht nga çdo institucion.

Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në maj të vitit 2013, cili parasheh ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, por që zbatimi i tij vazhdimisht është sfiduar në të gjitha qytetet e Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.