Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Asnjë i arrestuar nga bastisjet në tri lokacione në veri

Gazeta10
11 October 2023 - 14:10

Bastisje në tri lokacione në veri të vendit janë duke u kryer nga Policia e Kosovës, e të cilat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Këtë për Gazeta10  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se të njëjtat “po kryhen në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan”.

“Po kryhen bastisje në tri lokacione, s’ka të arrestuar dhe nuk e di ende se çka është konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.