
Ka nisur seanca e radhës e gjykimit kundër ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.
Edhe sot po vazhdon dëshminë e saj dëshmitarja e parë në këtë proces, dëshmia e së cilës ka qenë e mbyllur për publikun.
Kjo po bëhet me qëllim që të mos zbulohen detaje konfidenciale lidhur me dëshmitaren dëshminë e e saj.
Një veprim i tillë i Gjykatës Speciale është kritikuar mjaft shumë nga OVL-UÇK, parti politike dhe shoqëria civile.