Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Asociacioni dhe dialogu, Vuçiq kërkon që Kosova t’i kryejë obligimet e saj

Gazeta10
11 November 2022 - 16:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova duhet që më në fund të fillojë dhe t’i përmbushë obligimet e saj, raporton Gazeta10.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këto komente i ka bërë sot në Paris pas takimit me shefin e diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell si dhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se angazhimi i Prishtinës duhet të kalojë në praktikë dhe jo vetëm në teori.

Tutje, ai ka thënë se në këtë drejtim duhet të vazhdohet me vazhdimin e dialogut si dhe zgjidhjen e temave të hapura.

“E theksova se është shumë e rëndësishme që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë se Prishtina më në fund duhet të fillojë t’i përmbushë obligimet e saj, që para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë  Serbe,  gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë, vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.