Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Atentat me tritol ndaj anëtarit të PD-së (VIDEO)

Gazeta10
11 April 2023 - 13:15

Kreu i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndreca në lidhje me tritolin që i është vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’ ka deklaruar për media se autorët që janë 2 persona të maskuar janë filmuar nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij.

Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

Report Tv ka siguruar videon e shpërthimit të makinës së kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës.Siç shihet nga pamjet sapo Benard Ndreca futet në makinë, makina hidhet në erë!

Ky i fundit ka shpëtuar pa lëndime.Shpërthimi duket se ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në pjesën e parme të makinës.

Ndërkohë mrekullisht pa u lënduar ka shpëtuar edhe mamaja e tij, e cila ndodhej jashtë në ato momente, shumë pranë pjesës ku mjeti shpërtheu.

Ajo nxiton menjëherë për tek djali për të parë se si është!.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.