Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Auditori Bllaca bëhet u.d. i kryeshefit në Termokos: A ka konflikt interesi?

Gazeta10
07 Tetor 2025 - 20:06

Deri para një jave, fotografia e Kastriot Bllacës ishte e vendosur në fund të ekipit menaxhues në faqen zyrtare të Termokosit, si auditor i brendshëm.

Sot, ai qëndron në rreshtin e parë, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të së njëjtës ndërmarrje. Bllaca është emëruar më 18 shtator 2025 dhe ka nisur ushtrimin e detyrës më datë 20. Ky emërim është bërë publik përmes komunikatës së ndërmarrjes.

Nga kontrollimi i financave si auditor, ai tashmë mban përgjegjësi për vendimet strategjike që ndikojnë në funksionimin e ndërmarrjes dhe furnizimin me energji për qytetarët e Prishtinës.

Megjithatë, emërimi i Bllacës nga një pozitë në pozitën tjetër, ka ngjallur dyshime nëse një lëvizje e tillë mund të krijojë konflikt interesi apo të favorizojë vendime që nuk janë në interes të ndërmarrjes. Por, Bordi i Drejtorëve të Termokos-it, siguron se në këtë rast nuk ka përzierje pushtetesh.

Përmes një përgjigje me email për Kiks Kosova, kanë sqaruar se me marrjen e detyrës si UD i Kryeshefit Ekzekutiv, i pushojnë të gjitha autorizimet që kishte si auditor. Madje, Termokosi i hedh poshtë të gjitha shqetësimet për ruajtjen e pavarësisë dhe objektivitetit të auditimit. Nga ngrohtorja e qytetit theksojnë se Zyra e Auditimit e ka kreun e vet.

Bordi ka theksuar se ndërmarrja do të vazhdojë të funksionojë me pushtete të ndara, ku Zyra e Kryeshefit do të kryejë detyrat menaxheriale, ndërsa Zyra e Auditimit të Brendshëm do të vazhdojë punën e saj të pavarur. /Klankosova.tv

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.