Drejtori i Interit, Piero Ausilio, zbulon se ai personalisht kishte arritur një marrëveshje me Rafael Leaon përpara transferimit të tij në Milan, por refuzoi të shpjegojë pse ai nuk e finalizoi marrëveshjen.
Leao iu bashkua Milanit nga Lille në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh në verën e vitit 2019, por drejtori i Interit, Ausilio tani ka zbuluar se ylli portugez mund t’i ishte bashkuar Nerazzurrëve në vend të kuqezinjëve.
“Leao ishte shumë afër Interit. E takova në Londër dhe arrita një marrëveshje, por nuk do t’ju them pse nuk e mbyllëm marrëveshjen”, ka thënë drejtori sportiv Nerazzurrë, shkruan Calciomercato.com.
Leao ka 13 gola dhe 13 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat me Milanin këtë sezon.
Verën e kaluar, ai nënshkroi një zgjatje të kontratës me kuqezinjtë deri në qershor 2028, duke u bërë lojtari më e paguar në skuadër me një pagë 7 milionë euro në vit.
Marrëveshja e tij e re me gjigantët e Serisë A përfshin një klauzolë prej 175 milionë euro, por sipas raportit të fundit nga La Gazzetta dello Sport, asnjë klub i madh evropianë nuk është i bindur që të nënshkruajë me yllin portugez në verë.