
Në emisionin “Politiko”, në Kanal10, aktivisti i PSD-së, Asdren Shala, duke folur për rreziqet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se të dy “liderët autoritarë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq kanë me e përdorë rrezikun saherë kanë nevojë për elektorat”.
“Ky është shqetësimi dhe kritika e PSD-së, Asociacioni ka me na kriju probleme të brendshme, tensionin etnik kemi me e pasë çdoherë të dera”, tha Shala.
Ai tutje iu tha panelistëve: Leni këto sene që përnime ka rrezik të jashtëm.
“Nato është këtu njerëz, ata që nuk e njohin fuqinë e saj mos të vijnë në debat hiq, ata që e njohin dhe bëjnë sehirë, ata janë dashakëqinj”, tha Shala. /Gazeta10/