Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Avni Haxhiu tregon për mbarëvajtjen e Kuvendit të Punës në FFK

Gazeta10
25 February 2024 - 22:35

Emisioni “Kampionët”  rikthehet edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme të futbollit kosovar.

Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Bekim Shotani, Milaim Berisha, Agron Selmani, Avni Haxhiu dhe Behar Maliqi.

Së pari, Avni Haxhiu foli për mbarëvajtjen e Kuvendit të Punës të FFK-së.

“Në kuvend ka pasur të ftuar nga UEFA e FIFA, përfaqësuesit e federatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë, po ashtu të ftuar kanë qenë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” – tha ai.

Tutje ai tregoi se çka u prezantua para delegatëve nga kryesuesit e FFK-së.

 “Aty u prezantuan të dhëna nga kryetari. U prezantua plani financiar dhe buxheti, të cilat u aprovuan të gjitha njëzëri” – vazhdoi ai.

Mirëpo, ai tha se vetëm një delegat e zgjodhi të rrugës të bëj pyetje e të interesohet për procesin.

“I vetmi që bëri pyetje, vetëm një, ishte Valon Zymberi i Dritës, i cili bëri pyetje me vend, dhe ai pastaj mori përgjigjen e duhur, duke bërë të qartë për gjithkë që ishte pjesë” – përfundoi ai.

Ai për fund tha se nuk pati kundërshtime pasi të gjithë ishin të bindur me punën e Federatës dhe se gjithçka është më mirë se në të kaluarën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.