
Naim Ferati, njëri prej avokatëve të ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj ka folur në Politiko rreth momentit të incidentit ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë në Shtërpcë.
Ferati tha se ditën e incidentit, klienti i tij ishte duke udhëtuar me makinën e tij dhe me një mikë për drekë drejt Brezivicës.
Sipas tij, Kurtaj e miku i tij, ishin sulmuar gjersa ishin në makinën e tyre, nga një grup i njerëzve që ishin duke festuar atë ditë në Shtërpcë.
Avokati Ferati tha se në pamundësi për ta larguar turmën që ishin vërsulur drejt tyre, ushtari i FSK-së, kishte nxjerr revolën dhe kishte shkrepur një herë në ajër, e herën tjetër në tokë, shkruan Gazeta10.
‘Derisa po udhëtonte me një mikë të tij drejt Brezovicës për drekë, ata u ndaluan nga një grupë njerëzish që po i fesotnin festat e tyre. I gjendur në befasi, klienti ynë u ndalua dhe u rrethua makina e tij. Ai u sulmua nga turma, dhe duke e ndjerë rrezikun e drejtëpërdrejt dhe real, ai ka provuar në disa metra të largohet, por në pamundësi ai ka nxjerr revolen të cilën e kishte me leje mbajtjr, dhe e ka mbajtur në pozicionin e ulët. Pas një kohe duke e pa pamundësinë për me lëvizë nga aty, ai ka shkrepë në ajër, dhe pastaj në tokë, dhe asnjëherë nuk ka thënë rreth turmës. Ai pas kësaj ka udhëtuar në drejtim të Prevallës, dhe e ka kuptuar që nga kjo ngjarje mund të ketë të lënduar. Ai me vet iniciativë i njoftuar organet e sigurisë”, tha Ferati në Politiko. /Gazeta10