Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati Bajraktari: Sistemi i drejtësisë dështoi në administrimin e rastit Sekiraqa

Gazeta10
21 May 2024 - 21:17

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se sistemi i drejtësisë dështoi në administrimin e rastit të Enver Sekiraqës.

Bajraktari në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se procesi gjyqësorë është stërzgjatur në rastin e Sekiraqës.

“Sistemi i drejtësisë ka dështuar në administrimin e këtij rasti për faktin se kemi vite e vite stërgjatje të procesit dhe akoma nuk kemi një epilog përfundimtar. Sa i përket asaj arratisje apo si, duhet pasur parasysh se nga momenti kur është shpall aktgjykimi me 3 maj e deri me datën 17 maj kur është marrë vendimi i Gjykatës së Apelit personi në fjalë nuk ka pas asnjë mas kufizuese. Andaj ka mundur ai të lëvizë lirshëm”, ka thënë Bajraktari.

Avokati ka thënë se sistemi i drejtësisë ia ka mundësuar arratisjen Sekiraqës.

“Arratisje, shmangie nga drejtësia, këtë ia ka mundësuar Gjykata, prandaj sot e kemi inicimin e procedurës e që në bindjen time është hap jashtëzakonisht i duhur që duhet inkurajuar”, është shprehur Bajraktari. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.