
Arrestimi i avokatit të njohur Besnik Berisha, i cili më parë kishte qenë edhe këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka ngjallur reagime të shumta. Së fundi, Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Berishës. Çka ndodhi?
Në një intervistë te “Ditari i Buzhalës”, Berisha rrëfeu rastin duke akuzuar prokurorët për marrjen e udhëzimeve nga ministrat e pushtetit.
Ai ka thënë se arrestimi i tij ka ardhur nga “një këlysh i pushtetit i veshur në petkun e prokurorit”.
Berisha ka përmendur një duzinë fjalësh të rënda më anë të të cilave ai tha se iu drejtuar prokurorit të rastit.
Më tëj ai tha se autorizimi u mor në natën kur ai ishte në emisionin “Rubikon” ku po diskutoheshin “aferat e pushtetit”