Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur, ai është në trajtim shëndetësor

Gazeta10
21 May 2024 - 21:37

Avokati Besnik Berisha është inkuadruar ‘live’ ne “Politiko” në Kanal10, ku ka njoftuar se Enver Sekiraqa nuk është arratisur, por sipas tij ai është në trajtim shëndetësorë.

Berisha ka thënë se të gjitha institucionet e vendit e din se Sekiraqa është në trajtim shëndetësor.

“Nuk bëhet fjalë për zhdukje, nuk bëhet fjalë as për arratisje, këtë e din kryeministria, këtë e din ministria, këtë e din drejtësia, prokuroria. Bëhet fjalë për një qytetar të lirë që me probleme për dy dekada më së paku si rezultat i disa tentim vrasjeve pjesërisht të suksesshme ndaj tij…”, ka thënë Berisha

Ai tutje ka thënë se Sekiraqa ka shkuar për trajtim shëndetësorë jashtë vendit në kohën kur ka qenë qytetar i lirë.

“Në ditën me dritë i pa maskuar i pa kamufluar përmes pikës kufitare të legalizuar me dokument valid ai është nisur për trajtim shëndetësorë në një institucion ku ka garantuar cilësinë  e trajtimit”, është shprehur Berisha.

Ai ka thënë se Sekiraqa do të kthehet në Kosovë ku edhe do të ballafaqohet me drejtësinë që sipas tij, për të dëshmuar pafajësinë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.