
Avokati Fitim Klinaku në një lidhje të drejtëpërdrejt në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar gjendjen shëndetësore të Thacit në Hagë.
Ai ka thënë se do të duhej të ndërmerren masa që personat që po gjykohen në Hagë të marrin trajtim dinjitoz, raporton Gazeta10.
“Kosova duhet të ndërmerr veprime përmes organizatave ndërkombëtare që kanë të drejtë të kontrollojnë ose të monitorojnë Dhomat e Specializuara, personat të cilët i kanë vizituar ish krerët e UCK-së, kanë treguar se trajtimi atje nuk është në nivel, dhe rol të rëndësishëm do të duhet të luante edhe Ministria e Drejtësisë, që personat që po gjykohen të marrin trajtim dinjitoz”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10